Qetësia
Doktori pas kontrollit i drejtohet një pacienti:
- Ju keni nevojë për qetësi të madhe. Do të ju shkruaj disa ilaçe për nerva. Tri herë në ditë ia jepni ato gruas tuaj.
Gjinjtë
I ankohet pacientja e re doktorit:
- Doktor, kam problem për shkak të gjinjve të mi të mëdhenj!
- Mos u bëni merak, tash do ta marr unë problemin në duar të mia, ia kthen doktori.
Mollat
Vjen Xhema në shtëpi nga shkolla me çantën përplot molla. Baba i tij e pyet:
- Ku i more tërë këto molla?
- Te fqinji.
- A e din ai që ti i ke marrë?, e pyet baba.
- Po. Ka vrapuar pas meje deri te dera e shtëpisë.
Alo
Në stacionin policor cingëron telefoni:
- Ndihmë! Në shtëpi ka hyrë një mace me dhunë!
Polici i cili lajmërohet në telefon përgjigjet:
- Macja nuk është arsye për ta thirrur policinë. E kush po thërret?
- Papagalli!