agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 TESLA/Arma që do t'u jepte fund gjithë luftërave

Go down 
AuthorMessage
agoonny
Admin
agoonny


Posts : 192
Join date : 2009-06-25

TESLA/Arma që do t'u jepte fund gjithë luftërave Empty
PostSubject: TESLA/Arma që do t'u jepte fund gjithë luftërave   TESLA/Arma që do t'u jepte fund gjithë luftërave I_icon_minitimeMon Oct 26, 2009 7:13 am

Nicola Tesla, shkencëtari i famshëm, kish trashëguar nga i ati një urrejtje të thellë për luftën. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ishte në kërkim të një rruge teknologjike për t'i dhënë fund luftërave. Ai mendonte se lufta mund të shndërrohej në një "spektakël të thjeshtë makinash".

Në vitin 1931, Tesla deklaroi gjatë një konference për shtyp se ishte në prag të zbulimit të një burimi krejt të ri të energjisë. I pyetur për të shpjeguar natyrën e kësaj energjie, ai u përgjigj: "Ideja më erdhi fillimisht si një tronditje e jashtëzakonshme... Në këto momente mund të them vetëm që do të vijë nga një burim krejtësisht i ri dhe i paimagjinuar".

Retë e zeza të luftës ishin duke errësuar përsëri Europën në atë kohë. Në 11 korrik të vitit 1934, titulli i madh në faqen e parë të gazetës New York Times thoshte: "Tesla, 78 vjeç, zbulon RREZEN E VDEKJES". Artikulli thoshte se, shpikja e re "do të dërgojë rreze të përqendruara thërrmijash nëpër ajër, me një energji kaq të madhe saqë do të ishin në gjendje të rrëzonin një flotë prej 10 mijë avionësh të armikut në një distancë prej 250 miljesh..." Vetë Tesla deklaroi se rrezja e vdekjes do ta bënte luftën të pamundur, duke i ofruar çdo shteti një "mur kinez të padukshëm".

Ideja shkaktoi një interes të jashtëzakonshëm, por edhe shumë polemika. Tesla shkoi menjëherë tek J. P. Morgan Jr., në kërkim të financimit për ndërtimin e një prototipi të shpikjes së tij. Morgan nuk ishte aspak i bindur. Tesla u përpoq gjithashtu që të hynte direkt në bisedime me kryeministrin britanik, Neville Chamberlain. Por kur ky i fundit dha dorëheqjen pasi zbuloi se Hitleri ia kishte hedhur në Mynih, interesi në armën antiluftë të Teslas praktikisht u shua.

Në vitin 1937, ishte e qartë tashmë se shumë shpejt në Europë do të shpërthente lufta. I lodhur në përpjekjet e tij për të gjetur interes dhe financim për "rrezen e paqes", ai dërgoi një studim teknik të përpunuar nga ai vetë, që përfshinte edhe diagrama, për tek një numër shtetesh aleatë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Anglinë, Francën, Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë. I titulluar "Arti i ri i projektimit të energjisë së përqendruar përmes rrugëve natyrore", studimi ofronte përshkrimin e parë teknik të asaj që sot quhet një armë e ngarkuar me thërrmija.

Ajo që e veçonte projektin e Teslas nga trillet e zakonshëm të fantazisë sa u përket rrezeve të vdekjes ishte një dhomë vakuumi unike me njërën anë të hapur ndaj atmosferës. Tesla projektoi një mbyllje unike të vakuumit duke drejtuar një rrymë ajri me shpejtësi shumë të lartë në majën e armës së tij për të ruajtur "vakuumet". Veprimi i domosdoshëm i pompimit do të realizohej me një turbinë të madhe Tesla.

Nga të gjithë shtetet që morën propozimin e Teslas, interesi më i madh erdhi nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1937, Tesla i paraqiti një plan Amtorg Trading Corporation, një kompani që dyshohej për lidhje tregtare armësh me sovjetikët e me qendër në Nju jork. Dy vjet më vonë, në 1939, një fazë e planit u testua në BRSS dhe Tesla mori një çek prej 25 mijë dollarësh.

Tesla shpresonte se shpikja e tij do të përdorej për qëllime vetëm mbrojtëse dhe kështu që do të shndërrohej në një makinë antiluftë. Sistemi i tij kërkonte një seri centralesh energjie të vendosur në brigjet e një shteti dhe që do të skanonin qiejt në kërkim të avionëve të armikut. Përderisa rrezja qe projektuar në një vijë të drejtë, ishte efektive vetëm për afro 200 milje - distanca e harkut të tokës.

Tesla pretendoi se arma e tij kish zbatime edhe në kohë paqeje, një prej të cilave qe transmetimi i energjisë pa nevojën e kabllove për distanca të gjata. Një tjetër ide radikale që ai propozoi ishte nxehja e pjesëve të sipërme të atmosferës për të ndriçuar qiellin natën - një lloj aurora borealis e prodhuar nga njeriu.

Ende nuk dihet nëse ideja e Teslas u mor ndonjëherë seriozisht. Shumica e ekspertëve sot e konsiderojnë idenë e tij si jo fizibël. Megjithatë, rrezja e tij e vdekjes ka një ngjashmëri shumë të madhe me armën e rrezeve me thërrmija të ngarkuara që prodhuan SHBA dhe BS gjatë Luftës së Ftohtë.

Sido që të jetë, ëndrra e Teslas për një mjet teknologjik për t'i dhënë fund të gjithë luftërave duket po aq e pamundur sot, sa dhe kur ai e hodhi propozimin e tij, në vitet tridhjetë.
Back to top Go down
https://agoonny.albanianforum.net
 
TESLA/Arma që do t'u jepte fund gjithë luftërave
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Fizikë dhe Kimi / Physics and Chemistry-
Jump to: