agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Ford Ranger i ridizajnuar

Go down 
AuthorMessage
niki

niki


Posts : 23
Join date : 2009-07-16

Ford Ranger i ridizajnuar Empty
PostSubject: Ford Ranger i ridizajnuar   Ford Ranger i ridizajnuar I_icon_minitimeSat Jan 23, 2010 2:06 pm

Ford ka ridizajnuar modelin e vet Ranger dhe e ka përgatitur atë për premierë në panairin e automjeteve të Gjenevës.
Maskë e re e ftohësit, drita, mbrojtës i përparmë, kapak i ri i motorit – të gjitha këto na përkujtojnë në konceptin “Ford Ranger MAX Concept”, i cili është paraqitur për herë të parë gjatë vitit të kaluar në panairin Motor Expo në Tajlandë.

Në të janë ndryshuar edhe dritat e pasme e retrovizorët derisa në Ford thonë se tani kabina është më komfore, zërat janë izoluar dukshëm dhe ajo është përpunuar më mirë.

Shitja në Evropë fillon nga muaji prill, derisa blerësit mund të zgjedhin në mes dy motorëve me naftë, me tërheqje në boshte të fundit apo në katër boshtet dhe në tri lloje të kabinave – Single Cab, RAP – Rear Access Panel Cab e Double Cab.

Motori më i vogël prej 2.5 litrash zhvillon 143 KF dhe 330 Nm, derisa ai më i madh prej 3.0 litra, 156 KF dhe 380 Nm. Që të dy motorët do të mund të pajisen me marsh manual apo automatik prej pesë shpejtësish.

Attachments: 6884182.jpg(15Kb)
Back to top Go down
 
Ford Ranger i ridizajnuar
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: .::Auto::. :: Të rejat nga Auto-
Jump to: