agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Jeleku për meshkuj shumë i kërkuar në tregun japonez

Go down 
AuthorMessage
toni




Posts : 13
Join date : 2009-07-17

Jeleku për meshkuj shumë i kërkuar në tregun japonez Empty
PostSubject: Jeleku për meshkuj shumë i kërkuar në tregun japonez   Jeleku për meshkuj shumë i kërkuar në tregun japonez I_icon_minitimeFri Jan 22, 2010 3:01 pm

Risia në treg, jelekë të krijuar ekskluzivisht për meshkuj, me shpejtësi të madhe po shiten në Japoni.
Kompania Wishroom, e cila bën pranimin dhe dërgimin e produkteve me postë, ka ofruar këta jelekë gjatë vitit të kaluar.

Të pasigurt se si kjo do të pranohet, fillimisht kanë prodhuar 160 palë dhe i kanë lëshuar në shitje. Pasi që menjëherë janë shitur, ka qenë e domosdoshme që me shpejtësi të veprohet dhe të prodhohen jelekë të ri. Porosia ka qenë 5.000 palë jelekë.

Udhëheqësi i kompanisë Masayuki Tsuchiya thekson se blerësit kanë qenë të impresionuar me produktin e quajtur "Bra-o" (jelekë për meshkuj), derisa kjo firmë i ofron në ngjyrë të bardhë, të trëndafiltë dhe të zezë me çmim prej 23 eurosh.

Klientët më të shpeshtë të Wishroom janë njerëzit afaristë në të tridhjetat dhe të dyzetat.

"Punëtorët në zyre në Japoni janë nën stres të madh, e jelekët u ndihmojnë ta largojnë atë", thotë Tsuchiya.
Back to top Go down
 
Jeleku për meshkuj shumë i kërkuar në tregun japonez
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: .:Kuriozitete-Humor:. :: Kuriozitete-
Jump to: